Në 551-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Muzeu Kombëtar ka zgjedhur të sjellë një revistë me ese historike.

Një mori faktesh historike të evidentuara nga 23 autorë janë përmbledhur në revistën “Studime Muzeologjike”, të promovuar në mjediset e Muzeut Kombëtar.

Në këto ese, autorët sjellin vlerat e Skënderbeut në 551 vjetorin e vdekjes së tij si një strateg lufte, por edhe si një diplomat.

Drejtori i Muzeut Kombëtar thekson se ky botim vjen si një numër special kushtuar Heroit Kombëtar.

Letërkëmbimet e Gjergj Kastriot Skënderbeut me sulltanët, artin e tij ushtarak dhe kujtimet e tij të luftës vijnë për lexuesin si një katalog për t’u përdorur nga dashamirësit e historisë.

Artikulli paraprakKAPET ME 200 MIJË PAUND DROGË, SHQIPTARI TENTON TI ARRATISET POLICISË
Artikulli tjetërSHPËRTHIM ME MAKINË BOMBË , 21 PERSONA TË VDEKUR DHE 65 TË PLAGOSUR