Akademikut Rexhep Qosja i është akorduar nga Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe, titulli “Qytetar Nderi”. Në ceremoninë e dhënies së çmimit ishin intelektual nga Malësia e Madhe, Shkodra dhe jo vetëm.

Në fjalën e tij, akademiku Qosja u shpreh i emocionuar për akordimin e këtij titulli, ndërsa ky vlerësim i prekte zemrën dhe mendjen.

Megjithatë, Qosja nuk harroi të përcillte edhe një mesazh për politikën dhe bashkimin kombëtar. Ai u shpreh se kombi shqiptar duhet të bashkoj fuqitë mendore, për të arritur deri atje ku janë bërë padrejtësitë e mëdha.

Në këtë takim ishin edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati si dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Rexhep Qosja është një nga emrat më të njohur të letrave shqipe. Ai mban titullin “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës në vitin 2000.