Gjatë ditës së sotme ministri I jashtëm Ditmir Bushati ka postuar në profilin e tij facebook një video ku tregohen investimet ne infrastrukturë në zonën e Malësisë se Madhe.

Por kjo gjë ka sjellë dhe reagimin e mënjehershëm të këshilltares së Djathtë Mimoza Rexhvelaj e cila ka përgënjështruar të gjitha. Sipas këshilltares Rexhvelaj investimet në njësinë administrative Gruemirë nuk janë të vërteta.

E gjitha kjo sipas saj është një fasadë nga ana e ministrit për të hapur fushatën zgjedhore.

Më tej këshilltarja Rexhvelaj bën thirrje ministrit Bushati të pasqyrojë të vërtetën .

Në videon e postuar nga ministri Bushati tregohet për një investim në segmentin Gruemirë- Linaj – Egç por këshilltarja Rexhvelaj thotë se ajo rrugë nuk ka njohur asjëherë ndërhyrje dhe as nuk është e planifikuar që të ndodhë një gjë e tillë.