SHKARKIMET E NJË BAXHOJE NË BUSHAT, SJELLIN ALARMIN PËR MJEDISIN .

Më shumë se një katastrofë ekologjikë mund të cilësohet ajo që po ndodh në një reservat të rritjes së shpendeve të egra, në Bushat të Shkodrës. Star Plus pasi ka marrë shqetësimet e disa banorëve por dhe të vet pronarit të këtij rezervati në Bushat ka inspektuar nga afër problemin në fjalë. I krijuar pothuajse për 20 vite, investime përsonale nga pronari i këtij rezervati Dervish Çelepia, sot ai është plotësisht i papërdorshëm, qoftë për shpendet por duke krijuar dhe probleme serioze për shëndetin e njerëzve që banojnë atyre. Shkak kryesorë për dëmtimin e këtij rezervati është bërë një Baxho e përpunimit të qumështit që derdh shkarkimet e saj në burimin që furnizon këtë rezervat. Për më shumë ka folur vetë Çelepia, për shkaqet dhe arsyet pse ka kërkuar një vëzhgim nga kamera e star plus, për shkatërrimin e punës që ai ka ngritur prej vitesh.
Me tej kamera e Star Plus ka vijuar për të parë nga afër gjëndjen në të cilën është degraduar ky rezervat. Të shoqëruar dhe nga një grup gjuetarësh të shoqatës së gjuetarëve “Jakup Bajri” si dhe pronarin e saj Çelepia, duke qatë që era shumë e rëndë që është krijuar si dhe ngordha pothuajse e peshkut dhe shpendeve të egra, bën që ky rezervat të jetë plotësisht  jashtë çdo standarti por dhe i dëmshem dhe për njerëzit që jetojnë aty  pranë e kjo e gjitha shkaktuar nga dora e njeriut. 
Duke vijuar përgjatë rezervatit, pranë tij gjenden dhe ambjentet në të cilat janë krijuar në mënyrë artificiale për mbarështrimin e shpendeve të egra, të cilat tashmë janë të papërdorshme.
Dhe ajo që vërteton plotësisht se ky rezervat përbën rrezik kryesorë dhe për shëndeti n e njerëzve është ngordhja e peshqeve por dhe shpendeve .
Për të parë nga afër këtë gjëndje ka qenë dhe kryetrari i fshatit të Bushatit, njëkohësisht dhe kryetari i shoqatës së gjuetarëve Zyhdi Mustafa, i cili para një viti e ka frekuentuar së bashku me familjen e tij këtë rezervat.
Gjëndja në të cilën është katandisur ky rezervat ka sjellë shqetësim për banorët e zonës që njëkohësisht janë dhe gjuetarë.
Kjo situatë është krijuar prej disa kohësh, ndërkohë që pronari i këtij rezervati shprehet se është ankuar tek pronarët e baxhos së përpunimit të qumështit por çdo ankim ka rënë në vesh të shurdhër.
Garanci se situata duhet të marrë një zgjidhje konkrete  e ka dhënë dhe kreytari i fshatit të Bushatit, Zyhdi Mustafa i cili ka premtuar se do të kërkojë nga të gjitha institucionet përkatëse zgjidhjen e problemit.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/aIeu1Bkv-Kk?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDREJTORI I QARKUT GARANTON QYTETARËT PËR RENDIN DHE SIGURINË
Artikulli tjetërMIGJENI, PËRVJETOR NË HESHTJE!