Verzelen: ASNJË PERSON NUK DO TË FITOJË AZIL POLITIK APO EKONOMIK.Rreth 38 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen janë kthyer në Rinas për t’u riatdhesuar nga shteti belg.

Katy Verzelen, shefja e kthimit e të huajve në qeverinë federale belge, në aeroportin e Rinasit ju ka bërë apel të gjithë shtetasëve shqiptarë që udhëtojnë për në Belgjikë , të zbatojnë me rigorozitet rregullat e lëvizjes në hapësirën Shengen, pasi cilido shtetas që do kapet duke shkelur rregullat , do të kthehet forcërisht në Shqipëri dhe askush nuk do të fitojë azil politik dhe ekonomik në vendin e saj. “Shtetasit shqiptarë mbajnë vendin e parë për personat të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në mënyrë të rregullat në Belgjike. Vetëm këtë vit janë riatdhesuar 400 shtetas shqiptarë të cilët minimalisht nuk do të lëvizin për tre vitet e ardhshme në hapësirën Shengen. Nga ana tjetër dua të shtoj që jo çdo person i cili ka një pasaportë biometrike mund të lëvizë lirshëm në zonën Shengen, pasi më parë duhet të deklarojë paratë e udhëtimit dhe të japë edhe destinacionin e saktë se ku do të qëndrojë.”- tha Katy Verzelen, shefja e kthimit e të huajve në qeverinë federale belge.Të gjithë shtetasit e kthyer sot , nuk kanë të drejtë të udhëtojnë për një hark të gjatë kohorë për në vendet e bashkimit europian.