SOT ZGJIDHEN KRYETARËT, DHE KRYESIA E RE E KËSAJ FORCE POLITIKE.Para fillimit të votimeve për të zgjedhur 22 krerët e departamenteve  dhe 6 sekretariateve të PD-së, kryetari Lulzim Basha u shpreh se gara është mes më të mirëve dhe se numri i madh i aplikantëve dhe cilësia e tyre ishte një lajm shume i mirë, për nisjen e re.

Ndërkohë që në përfundim të fjalës së tij, Basha ka hedhur emrat e Edi Palokës edhe Edmond Spahos në votim të hapur për nënkryetarë të Partisë. Kanë marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.Partia Demokratike bën sot rikonfigurimin e strukturave drejtuese të saj. Ndërkohë, që gara është e hapur edhe për Sekretarin e Përgjithsëm të kësaj partie, mes Eduard Selamit, Arben Ristanit dhe Enkeled Alibeajt. Megjithatë, janë të shumtë dhe ata që kanë aplikuar për të qënë në krye të departamenteve apo sekretariateve. Gara mes aplikuesve pritet të jetë e fortë. Për të qenë në krye të 22 departamenteve kandidojnë 65 persona. Ndërkohë që për 6 sekretariatet kandidojnë 15 persona. Ndërkohë, vetë kreu demokrat Lulzim Basha, nëpërmjet një udhëzimi ka publikuar detaje për departamentet ku garohet, sekretariatet dhe kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit.Sa i përket kryesisë se re te Partisë Demokratike, ajo do të pësojë një rikompozim, për faktin se në përbërjen e saj do të jetë kryesia e grupit parlamentar. Ndërkohë flitet që jashtë listës së saj do të mbeten ish-kreu demokrat Sali Berisha, ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli dhe ish-nënkryetari tjetër Astrit Patozi. 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE