“Malësorët e mullirit” është një tjetër rrugë në Njësinë Administrative Berdicë që i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë falë investimit të Bashkisë së Shkodrës. Me një gjatësi 710 metër linear, për rikonstruksionin e saj janë akorduar 103 milion lekë nga të ardhurat e qeverisjes vendore.

Gjatë inspektimit të punimeve, në bashkëbisedim me banorët, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka vënë theksin në rëndësinë e investimeve në infrastrukturë për përmirësimin e jetës në komunitet.

Rruga “Malësorët e mullirit” ka një gjatësi 710 metër linear, do të ketë një sipërfaqe të asfaltuar prej 2300 m2, bordura 1200 metër linear, kanalizime të ujrave të bardha. Faza e fundit e rikonstruksionit, do të jetë sinjalistika vertikale dhe ajo horizontale.

Artikulli paraprakUNIVERSITETI I SHKODRËS VLERËSOHET I KATËRTI NË VEND
Artikulli tjetërMURIQAN, FRONTEX NIS PATRULLIMET NË KUFI