Sistemi dhe shtimi i mjediseve sportive në Bashkinë e Shkodrës, është një nga prioritet e punës.

Aktualisht po ndërhyhet në gjimnazin “28 nëntori” të qytetit të Shkodrës, ku po rikonstruktohet totalisht një fushë basketbolli, e cila do të jetë edhe e mbuluar.

Investimi kap vlerën e 8.5 milion lekëve dhe parashikohet që shumë shpejt projekti të pëfundojë. Përveç se në shërbim të gjimnazit, kjo fushë sportive do të jetë në funksionin edhe të të rinjëve gjatë orëve të pasdites, si alternativë e mirë për kohën e lirë.