Punimet për rikonstruksionin e qendrës së Shirokës janë në fazën e shtrimit me pllaka, mozaikët të cilët mbartin motive popullore.

Paralelisht me punimet në shesh, po punohet për strukturën e platformës së liqenit dhe zonën e piknikut. Hapësirë të veçantë do të ketë dhe zona e parkimit. Për krijimin e një hapësire komode për qytetarët do të përfshijnë, dekorim me gurë e dru, sistem ndriçimi dhe mobilim urban si dhe gjelbërim e sinjalistikë.

Banorët e vlerësojnë punën që po bëhet por shfaqin rezerva sa I takon liqenit të Shkodrës i cili po kthehet në mocal. Frederik Shestani është banor I kësaj zone i cili kërkon nga institucionet përgjegjëse që njëkohësisht të bëjnë pastrimin e liqenit.

Ndotja e liqenit dhe era e rëndë është një problematike e cila deri tani nuk ka marrë zgjidhje
Projekti synon ta kthejë Shirokën në një qendër të rëndësishme argëtimi, kulture dhe turizmi duke nxitur aktivitete në liqen dhe rreth tij, si dhe duke ringjallur historinë e traditat pa prekur karakterin natyror të zonës.