DRKK, BËN RIPARIMIN E PJESËVE TË DËMTUARA.Prej kohësh ura e mesit një nga atraksionet më të mëdha në Shkodër dhe e vizitueshme nga më se 3000 turistë kishte filluar një degradim të madh si për nga vegjetacioni i shumtë dhe nga prishja e kalldrëmit dhe mureve në urë. Ky moment i dëmshëm si turistik dhe konservues është bërë i qartë dhe në kronikat e televizioneve lokale dhe qendrore.

Këto ditë, DRKK Shkodër ka bërë riparimin si të murit të dëmtuar ose parmakut, por dhe kalldrëmit të cilit i ishin hequr gurët nga persona të pa përgjegjësish. Njëkohësisht është pastruar ura nga vegjetacioni dhe po ashtu dhe rrugët e saj lidhëse që ju shërbejnë turistëve. Drejtori i Drkk Besi Bekteshi thotë për Star Plus se dëmtimet në urë dhe sidomos kalldrëmin e saj kanë qenë serioze dhe po ashtu është dëmtuar dhe sistemi ndriçimit si dhe stolat të cilët shërbenin për një turizëm të vërtetë historik. Ai tregon se si muret dhe gurët e kalldrëmit të urës u riparuan me materialin e duhur dhe bën apel banorëve e sidomos nxënësve të zonës që të ruajnë Urën e Mesit e cila sëbashku me Drishtin janë pika të rëndësishme të Shkodrës por sigurisht dhe komunës Postribë. Tashmë ura e mesit ka mbaruar proçesin e riparim konservimit dhe drejtori Bekteshi premton për vitin tjetër një moment restaurimi për ta bërë një element të vërtetë të turizmit historik. Ura e Mesit është një pjesë e rëndësishme guidave të ndryshme turistike dhe për nga vizitat e treta në Shkodër mbas kalasë Rozafat dhe Muzeut Historik.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/GrzqTlJs4cQ?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]