Ka nisur puna për fazën e dytë të rikonstruksionit të rrugës Oblikë- Velinaj- Alimetaj, në segmentin Fusha e Çunit- kryqëzimi i lagjes Garuc në Njësinë Administrative Ana e Malit.

Ky është një investim i rëndësishëm në përgjigje të kërkesës së vetë komunitetit.

Nderhyrja mundësohet falë të ardhurave të vetë Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë 75.7 milion lekë.

Gjatë inspektimit të punimeve kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka bashkëbiseduar me banorët e zonës, të cilët janë shprehur të kënaqur me cilësinë e punimeve.

Ky segment ka një gjatësi 500 metër linear dhe ndikon ndjeshëm në standartin e jetesës së banorëve, në një zonë me densitet mjaft të lartë të popullsisë

Artikulli paraprakRRËSHQITJE GURËSH NË RRUGËN E KOMBIT
Artikulli tjetër“NDERI I QARKUT SHKODËR” PIKTORIT MYFTAR CUBI