Bulevardi “Mehmet Pashë Plaku” ka patur domosdoshmëri ndërhyrjeje në infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore. Është një zonë me densitet të lartë banorësh, njesishë tregtare e të shërbimit, pallate por edhe banesa private.

Keshtu falë financimit nga vetë të ardhurat e Bashkisë Shkodër, me vlerë 8,4 milion lekë është e bërë e mundur ndërhyrja në këtë zonë. Kryetarja e bashkisë Shkodër , Voltana Ademi inspekoi nga afër punimet në këtë zonë, ndërsa u shpreh se investimi do të përmirësoje jetesën e banorëve.

Projekti parashikon ndërtim të kanalizimeve KUB dhe KUZ, trotuare, sipërfaqe asfaltime, ndriçim LED, gjelbërim, pemë dekorative, stola dhe kosha për mbeturina, sinjalistikë rrugore.

Përfundimi i këtij investimi të rëndësishëm për zonën por edhe qytetin, do të krijojë një mjedis në sherbim dhe funksion të banorëve, bizneseve dhe njësive të shërbimit aty. Investimet në Lagjen 4 të qytetit, do të vazhdojnë, ashtu si në të gjitha lagjet e njesitë e tjera administrative në Bashkine e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSHILLI BASHKIAK MIRATON 7 NGA 12 PIKAT
Artikulli tjetërFESTIVALI LETRAR BISEDË ME SHKRIMTARIN DURIM TAÇI