Kohët e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve në periferi të Shkodrës gjë e cila është kthyer një problem për banorët e asaj zone.

Në këto pamje vërehet një person i cili ditën për diell shkarkon mbetjet urbane pranë një parcele në këtë zonë.

Nisma e ndërmarrë dy vite më parë nga ish Prefekti Paulin Radovani duket se nuk ka dhënë rezultate afatgjata sa i takon inerteve të cilat janë shfaqur sërish.

Fillimisht banorët e kësaj zone u liruan nga shqetësimi disavjecar i djegies së qindra tonëve mbeturina ditore të qytetit të Shkodrës që shkarkoheshin në këtë ambjent, por tashmë ky fenomen është duke u bërë një problem serioz për ta.

Depozitimi i mbetjeve të ngurta përbën shqetësim jo vetëm për banorët por edhe ka ndikim në ndotjen mjedisore që shkakton tek Lumi Kir duke mos lënë këtu dhe prishjen e imazhit të Varrezave të Dëshmorëve.

Hedhja e mbetjeve ne “varrezat e deshmoreve” u ndalua 2 vite me pare, ku disa here institucionet e kryesisht prefektura apeluan qe te mos hidhen mbetje, pasi qytetaret dhe kompanite do te ndeshkohen.

Nje gje e tille deri ne keto momente nuk ka ndodhur, asnje pergjegjes nuk eshte ndeshkuar. Por pavarësisht kesaj mbetjet vijojne te hidhen gjate ditës.

Artikulli paraprakMURIQANI SHUMË SHPEJT ME 9 KORSI
Artikulli tjetërGRABITET PIKA E TRANSFERIMIT TË PARAVE NË SHËNGJIN