Fillimi i këtij viti ka nisur me rikthimin e maskave në vendin tonë, ku sektori që synohet nga grabitësit janë bizneset por jo vetëm.

Deri ditët e fundit nga fillimi i vitit janë kryer 12 grabitje, ku 8 prej tyre janë kryer në biznese, një biznesmeni në shtëpi, dhe 3 bankomate.

Situata konsiderohet alarmante dhe nga ekspertët e policisë. Arjan Hoxha, ish-shefi i antikrimit e lidh situatën e grabitjeve me punën e policisë, që sipas tij mos zbardhja e disa grabitjeve, rrit mundësinë që grupet kriminale të kryejnë të tjera vjedhje.

Arjan Hoxha: Një ndër arsyet është humbja e besimit që ka publiku ndaj policisë së shtetit dhe mosbesueshmëria sjell një besim te këto grupe kriminale dhe nuk ka efektin frenues.

Një arsye tjetër sipas Hoxhës është dhe gjendja ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Arjan Hoxha: Ndikojnë edhe faktorët ekonomiko-sociale. Qytetarët që kanë humbuir çdo shpresë janë të prirur të kryer vepra të rënda, si vjedhje apo armë.

Pak ditë më parë në Durrës janë arrestuar persona, të cilët sipas policisë janë autorë të dyshuar për vjedhjen e një automjeti dhe dy bizneseve.

Artikulli paraprakTRITOL BANESES SE BIZNESMENIT
Artikulli tjetërISMAIL KADARE DHE INTELEKTUALËT MË TË SPIKATUR BOTËRORË: “EUROPA PO SHPËRBËHET PARA SYVE TANË”