NGJARJA E RËNDË NË RRUGËN “LUDOVIK SARAÇI”, POLICIA NIS HETIMET.Grabitjet e banesave, kane tronditur serish qytetin e Shkodrës. Ngjarja e radhës është regjistruar ne rrugën “Ludovik Saraçi” ne Shkodër. Burime pranë vendit te ngjarjes bëjnë me dije për Star plus, se ngjarja e rende është regjistruar gjate orëve te para te mëngjesit te se hënes, ku persona ende te paidentifikuar kane tentuar te vjedhin një banese ne lagjen Perlat Rexhepi te Shkodrës.

Ne momentin e vjedhjes ne shtëpi kane qene dy femra te cilët kane bere rezistence ndaj agresoreve, por janë përballur me dhunën fizike dhe psikologjike te grabitësve. Ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur një shume te grabitur, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plote te rrethanave te kësaj ngjarje e cila ka terrorizuar edhe banoret e kësaj lagjeje ne qytetin e Shkodrës. Sipas te dhënave behet me dije se policia e Shkodrës ka marre ne pyetje te zotet e shtepise për identifikimin e autoreve, ndërkohe qe po punohet për zbardhjen e emrave te cilët kane kryer ketë grabitje ne qytetin e Shkodrës.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Ju51q0lQvUE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“28-NËNTORI” NJË SHKOLLË NDRYSHE
Artikulli tjetërDIGJET AUTOMJETI I INSPEKTORIT TË PYJORES