Aktori i famshëm, Rowan Atkinson, u ka dhënë adhuruesve të tij edhe njëherë karakterin e tij të famshëm ‘Mr Bean’.

Këtë e ka bërë gjatë premierës së filmit të tij të fundit i cili u promovua vetëm në Kinë. Mr Bean është karakteri më i famshëm që ka portretizuar Atkinson në karrierën e tij Komiku 62 vjeçar vendosi që të ringjallë edhe njëherë karakterin e tij për audiencën e fortë kineze, që nga divorci që pati me gruan e tij prej 24 vjetësh. Filmi i quajtur “Top Funny Comedian” pritet të jetë tejet fitimprurës, pasi ”Mr Bean’s Holiday” i realizuar në vitin 2007, vetëm në Kinë, pati të ardhura bruto më shumë se 2.4 milionë funte. Mr Bean, i cili mendohet të ketë pasuri prej 70 milionë funte, doli në skenë për të performuar rolin e tij prej një memeci që praktikisht ka gjuhë të çuditshme.

Artikulli paraprakGREQI, THELLOHET DIFERENCA MIDIS DEMOKRACISË SË RE DHE PARTISË SË TSIPRAS
Artikulli tjetërACARIMI I MARRËDHËNIEVE TË TURQISË ME PERËNDIMIN PO RREZIKON BALLKANIN