Pas pothuajse 35 vitesh Shkodra mirëpriti kampionatin e 81-të kombëtar të atletikës. Garat po zhvillohen për dy ditë me radhë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Dita e parë rezervoi në total 16 gara ku u arritën rezultate të larta si rekordi i Izmir Smajlaj në kërcim së gjati apo shumë pranë rekordin ishte edhe sprintieri Franko Burraj.

Ky i fundit dhe trajneri i tij Bruno Rrotani po punojnë për të thyer rekordin që mbahet po nga vetë Burraj.

Erisa Rrasa është një tjetër atlete me një të ardhme të sigurtë e cila mund të jetë shumë shpejt një Vera Bregu e dytë në atletikën shqiptare.

Zëvendës presidenti i federatës shqiptare të atletikës Ferdinand Canaj shprehet se është shtuar numri i atletëve pjesëmarrës në kampionatin kombëtar.

Në ditën e parë të kampionatit kombëtar të atletikës Vllaznia dhe Tirana janë dy ekipet që dominuan 16 garat e zhviluara në stadiumin “Loro Boriçi”.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDENTËT HAPIN EKSPOZITËN “PRITJE”
Artikulli tjetërSHKODËR, IZMIR SMAJLAJ THYEN REKORDIN KOMBËTAR