Ish-deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama premtoi më herët se do të ketë kazino vetëm për hotelet me 5 yje, ndërsa sot po vepron ndryshe.

Teliti thekson se pasi BE ka vendosur Shqipërinë në listën gri për pastrim parash që kryhet zakonisht me anë të lojërave të fatit, Rama ka vendosur të hapë kazino në Tiranë, në zemër të Shqipërisë.

Postimi i Dorjan Telitit:

Rikthim në “skenën e krimit”…

Plot dy vjet më parë, nga foltorja e Parlamentit të deligjitimuar, KM deklaronte: …kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje, ASNJË LËSHIM NË ASNJË HAPËSIRË TJETËR.

Dhe si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky u tret në pluhurin e harresës dhe të interesave të oligarkëve të tij. Sot, dy vjet më vonë, ndonëse në një kohë që BE ka futur Shqipërine në listën gri për pastrimin e parave dhe ka nënvizuar lojrat e fatit si një nga mënyrat se si pastrohen paratë, Rama në nxitim e sipër, në muajt e fundit të qeverisjes së tij agonike, rikthen në lojë kazinotë në zemër të Shqipërisë, në qëndrën historike të Tiranës.

Nuk mendojnë as edhe një sekondë si të ndihmojnë mijëra bizneset që po falimentojnë, apo si të mbështesin sadopak qindra mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës dhe sot vuajnë për bukën e gojës, por çdo gjë në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista, me të njëjtët dhe për të njëjtët që dje u hoqi TVSH-në për jahtet, dhe u uli e qeranë e pronave shtetërore.

Deri në ditët e fundit qeveria më e dështuar dhe e korruptuar në rajon e më gjerë, punon për të njëjtët grusht klientësh, por asnjëherë për shqiptarët.

Koha t’i japim fund kësaj zhvatjeje të xhepave të njerëzve dhe pasurive publike.

#-228ditë #ditëmëtëmira

Artikulli paraprak“PO IKËN ME DAMKËN E LEKISTIT”, SALIANJI REAGON PËR VKM PËR KAZINOTË: MARRËZIA E FUNDIT, RAMA SI PARA ÇDO FUNDI PO GLLABËRON GJITHÇKA
Artikulli tjetërDY VJET PASI I MBYLLI, QEVERIA RRIT HAPËSIRAT PËR KAZINOTË. JA KRITERET PËR GARËN DHE ZONAT KU DO LEJOHEN NË TIRANË