Nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga qeveria, por Armand Duka është I bindur se futbolli shqiptar do të rikthehet në fushë më 3 qershor, datë kjo e përcaktuar pas takimit të Federatës me përfaqësuesit dhe presidentët e klubeve të Superligës. Jo vetëm kaq, pasi numri një I qeverisë shqiptare të futbollit zbulon se skuadrat do të stërviten në grupe duke nisur nga e hëna.

Detaje të rendësishme, që Duka I zbulon në një intervistë të gjatë të dhënë për “Tuttomercatoweb”. “Në këtë moment jemi ndalur. Që nga data 9 mars nuk kemi zbritur në fushë. Javën e ardhshme, duke nisur nga e hëna e 18 majit do të nisin seancat në grup, ndërsa nga 3 qershori nisim me Superligën.

Më pas, nga 7 qershori edhe me Kategorinë e Parë dhe të Dytë”, ka thënë Duka. Presidenti i FSHF ka folur edhe në lidhje me kombëtaren, duke nisur nga trajneri Edi Reja dhe futbollistët kuqezi që luajnë në Serie A.

Duka

Artikulli paraprakPUKE, ARRESTOHET 27-VJEÇARI PER ARMEMBAJTJE PA LEJE E KULTIVIM KANABISI
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDENTËT OFROJNË NDIHMË PËR TË MOSHUARIT