Pak ditë pas votimit në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë, ka reaguar edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasak.

Vasak tha se vota në parlamentin holandez nuk është një vendim përfundimtar, por do t’i nënshtrohet një procedurë të veçantë.

“Është nje vendim i marrë nga parlamenti holandez dhe duhet kuptuar përmbajtja, cfarë do të sjellë dhe ku do të përfundojë. Parlamenti holandez është një parlament që merr vendimet por ka një procedurë të tërë dhe nuk jemi të sigurtë si do të vijojë.

Ne nuk e dimë se ccfarë do të ndodhë. Ju e dini që për çështje parimi një diplomat nuk shprehet për politikën e brendshme të Shqipërisë. Nuk e dimë cili do të jetë kalendari i Europës, i cili mund të ndryshpjë.

Unë dua t’iu them diccka, ky delegacion kupton sensiblitetet e ndryshme politike dhe unë shpresoj se do të nxisë reflektimin”, tha Vasak.

Artikulli paraprakMETA TAKON KREUN E RI TË KMSH: TË INTENSIFIKOHET PUNA PËR KTHIMIN E PRONAVE BASHKËSIVE FETARE
Artikulli tjetërSHKOI TË TAKONTE TE DENUARIN NË BURG, POLICIA NDALON TË SHPALLURIN NË KËRKIM