Rikthimi I fëmijëve në shkolla pas gjashtë muajsh, në një kohë kur pandemia vijon të jetë prezente dhe rregullat e vendosura janë strikte ka bërë që të krijohet një gjndje emocionale e rënduar për shumë nxënës. Kryesisht më të ekspozuar përballe gjendjeve ankthioze janë ato nxënës të moshave të vogla të cilët rrezikun e infektimit nga koronavirusi e kanë të vështirë ta kuptojnë.

Psikologia Loreta Tomaj bën të ditur se në këto ditë të para të kthimit të fëmijëve në shkolla prindërit kanë rolin kryesor.

Psikologia shton se edhe mësuesit, përpos ngarkesës që kanë me menaxhimin e situatës në shkolla, duhet të krijojnë situata sa më të qeta në respektimin e protokollit gjatë procesit mësimor.Ajo ka disa sugjerime për ruajtjen e distancës fizike mes fëmijëve.

Kjo është ndër situatat më të vështira me të cilat po përballet arsimi shqiptar por jo vetëm. Ndërprerja e mësimit në shkolla dhe tashmë rikthimi në këto ambjente gjashtë muaj më pas jo pak herë ka konfuzuar prindërit për të çuar fëmijët e tyre në shkolla