Blloku i pallateve tek Sahati në Shkodër i është nënshtruar një rikualifikimi të plotë urban. Një sipërfaqe 4 mijë metër katror do të transformohet krejtësisht, duke nisur nga infrastruktura nëntokësore si: kanalizimet e ujrave të bardha,

kanalizimat e ujrave të zeza, rrjetin e ujësjellësit për të vijuar me infrastrukturën mbitokësore si asfaltimi, ndriçimi, sinjalistika vertikale e horizontale, hidrantët, linjat e fibrës optike.

Ecuria e punimeve është inspektuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka thënë se po shihet mundësia e shtimit të hapësirës për parkimin e mjeteve pas një kërkese të vetë banorëve.

Vlera e investimit në total arrin në 220 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.

Në përfundim të punimeve, në qendër të qytetit, do të krijohet një mjedis shumë komod jo vetëm për banorët e bllokut të pallateve në rrugën “Qemal Draçini” por edhe për të gjithë ata që do të duan të shfrytëzojnë këto hapësira publike.

Artikulli paraprakHENDBOLL, VLLAZNIA NDESHJE MIQËSORE NË SHKODËR
Artikulli tjetërGJENDET NË FUND TË DETIT AVIONI I FUTBOLLISTIT TË ZHDUKUR