Ashtu sic eshte parashikuar edhe ne projekt punimet per rikualifikimin urban te 10 rrugicave te kesaj zone historike duhet te te kishin nisur qe ne muajin korrik, dhe te perfundonin brenda 6 muajve, por ne fakt pamjet flasin qarte, sot pas 6 muajsh gjithcka ka mbetur ne vend numro.

Projekti vijon te jete ne leter, e per pasoje rrugicat ne te njejten gjendje. Nepermjet ketij investimi, qe kap shifren e plot 365 milion lekeve, Bashkia Shkoder synonte shtrimin dhe ideimin e tyre urban ne nje menyre krejt tjeter nga ajo ekzistuesja. Duke qene se disa prejt tyre jane te shtruara thjeshte me asfalt ndersa disa te tjera kane nisur te amortizohen plotesisht Bashkia Shkoder, nepermjet ketij investimi pretendonte jo vetem per te permiresuar infrastrukturen por edhe per ti dhene nje tjeter imazh me parametra te nje zone muzeale. Por mesa duket, edhe ky investim eshte perfshire ne vorbullen e premtimeve boshe pasi kur punimet duhet te kishin perfunduar , ata akoma nuk kane nisur. Nderkohe sipas projektit, nderhyrja ne keto rrugica pervecse parashkon prishjen e asfaltit dhe shtrimin e tyre me gure te lumit Kir, ne permasat 15 me 20 cm, te ideuar ne formen e pedonaleve te vogla, gjithashtu ne kete project eshte planifikuar edhe nderhyrje ne sistemin e ndricimit, kanalizimin e ujerave te bardha dhe dyerve karakteristike te kesaj zone.

Artikulli paraprakSHKODËR, 35 VJEÇRI I JEP FUND JETËS DUKE U VETËVARUR
Artikulli tjetërINVALIDËT E PUNËS, MERR ZGJIDHJE TRANSPORTI URBAN FALAS