Nis puna në një tjetër rrugë të qytetit të Shkodrës. Me një investim të Bashkisë së Shkodrës, projekti parashikon ndërhyrje në kanalizimet e ujrave të zeza kanalizimeve të ujrave të bardha, rrjetin e ujësjellësit, ndriçimin dhe sinjalistikën.

Rikualifikimi urban i blloqeve të banimit Tepe- tek Vasiejt, do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në standartin e jetesës së banorëve, duke zgjidhur kështu probleme që janë bartur prej vitesh.

Vlera e investimit nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës është 5.448.920 dhe pritet të përfundojë para afatit 3 mujor të parashikuar në projekt.