Në listën e lojtarëve që do të ishin pjesë e fazës përgatitore të Vllaznisë në Malin e Zi ishin natyrisht edhe Olsi Gocaj dhe Denis Pjeshka edhe pse këto dy të fundit ishin të dëmtuar dhe nuk janë nisur sëbashku me ekipin drejtë Ulqinit.

Por për trainer Ernest Gjoka ka lajme të mira pasi Denis Pjeshka I cili prej disa kohësh ka qënë në fazë rikuperimi ai tashmë do ti bashkohet ekipit për në këtë fazë përgatitore e do të jetë I gatshëm. Ndërkohë edhe Olsi Gocaj ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit të Vllaznis në vitin 2017 ndaj Partizanit I cili ka dalur nga fusha në minutat e fundit të këtij takimi. Gocaj ka ndjerë shqetësime në gju ku nga ekzaminimet e bëra rezultoi një dëmtim I miniskut dhe mesfushorit iu dhanë dy javë pushim për tu rikuperuar.

Tashmë ky afat kohorë ka përfunduar dhe Gocaj pritet ti bashkohet ekipit për të qënë I gatshëm për rifillimin e kampionatit ku Vllaznia më 27 janar do të ketë ndeshjen e parë të fazës së dytë dhe si kundërshtarë do të ketë ekipin e Kukësit. Duke marrë parasyshë përforcimet e bëra sëfundmi tek ekipi veriorë si nga traineri dhe lojtarët për Vllazninë nuk do jetë një takim I thjeshtë por me afrimet e bëra deri më tani dhe ato që priten të bëhen shpresohet që kuqeblutë do ti rikthehen fitoreve.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FAZË PËRGATITORE DHE MERKATO
Artikulli tjetërFUSHE ARRES:PERPLASJE E QELLIMSHME MAKINASH NE QENDER TE QYTETIT