Pavarësisht se qyteti i Durrësit ishte një nga më të goditurit e tërmetit të 26 nëntorit, ditën e hënë (9 dhjetor) universiteti “Aleksandër Moisiu” do të hapë dyert për studentët.

Ekspertët e Institutit të Ndërtimit inspektuan të tre godinat ku zhillohet procesi mësimor dhe i kanë cilësuar ato si të sigurta dhe se nuk kanë pësuar dëme, ndaj ato janë gati për të pritur studentët.

Gjithashtu universiteti do të zhvillojë një ceremoni në nderim të viktimave ku dhe rektorja e Kseanela Sotirofski do të mbajë një fjalim të shkurtër.

Njoftimi i plotë
Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, pas inspektimit të godinave nga specialistë shqiptarë dhe italianë, mori vendimin që procesi mësimor nesër më datë 9 dhjetor. Procesi mësimor rinis në kushte dhe mjedise tërësisht të sigurta.

Nesër në orën 10:00, në Kampusin e Spitallës, universiteti do të organizojnë një ceremoni nderimi ku do të marrin pjesë dhe 51 vullnetarë (në nderim të po aq viktimave të tërmetit).

Znj. Rektore Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, do të mbajë një fjalë të shkurtër. Po ashtu disa vullnetarë.

Artikulli paraprakRRËSHQITJA E DHERAVE MBYLL MINIERËN,4 PERSONA TË VDEKUR
Artikulli tjetërBRITANIA HETON PËR DOKUMENTE SEKRETE TË PUBLIKUARA