Studentët e fakulteteve të Tiranës nuk janë të kënaqur me Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe kanë rinisur ditën e sotme protestat para Kryeministrisë.

Ata kanë bojkotuar sërish auditorët duke dalë në protestë për plotësimin e 9 kërkesave të tyre. Studentët kërkojnë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Ndërkohë një person gozhdon derën e Universitetit Politeknik të Tiranës në shenjë proteste

I njëjti person më vonë, lidh me zinxhirë derën e Juridikut
Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament.

Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.