Kryeministri Edi Rama mbledh sot Kryesinë e Partisë Socialiste, një mbledhje kjo jashtë radhe ndryshe nga sa është vepruar më parë. Bilanci politik por edhe ai qeverisës mësohet se janë në axhendën e kësaj mbledhje.

Ndërsa pas katër ditësh, 28 dhjetor, PS mbledh Asamblenë Kombëtare, edhe kjo mbledhje e paparashikuar në kalendar. Vendimet që do marrë Kryesia sot do të diskutohen në Asamblenë e PS-së.

Mbledhja e fundit e Asamblesë së PS u zhvillua në 7 shtator me fokus zgjedhjet e ardhshme lokale .

Këto mbledhje vijnë pak ditë pas mbylljes së protestës së studenteve dhe një valë protestash lokale të organizuara nga Partia Demokratike nëpër disa qytete të vendit.

Kryeministri Edi Rama, i ndalur tek protesta e studentëve ka thënë se ka qenë një mësim i mirë për qeverinë dhe të personalisht.

Rama ka paralajmëruar se do të rishikojë autonominë e Universiteteve, dhe se vetë do të jetë deri në fund, “protestues për Universitetin”.

PUBLICITET