Një rrjet Wi-Fi i zakonshëm mund të përdoret për të identifikuar armë dhe eksplozivë në hapësira publike sipas një studimi të Rutgers University në SHBA. Sinjalet Wireless mund të penetrojnë çantat për të matur dimensionet e objekteve metalike apo parashikuar volumin e lëngjeve thonë hulumtuesit.

 

Testet paraprake arritën në përfundimin se sistemi është 95% i saktë. Ai mund të shërbejë si një alternativë me kosto të ulët në sigurinë në aeroporte. Ekipi pas hulumtimit në fjalë ka testuar 15 tipe objektesh dhe 6 tipe çantash.

 

Sistemi Wi-fi pati një sukses prej 99% duke njohur objektet e rrezikshme dhe 95% për metalet dhe lëngjet respektivisht. Nëse objektet mbështilleshin brenda çantave, identifikimi binte në 90%. Për të qenë funksionale kjo alternativë është e nevojshme që pajisja Wi-fi të ketë dy ose tre antena.

Artikulli paraprakRRËFIMI I TË RIUT: DROGA DASHURI, URREJTJE, SHKATËRRIM
Artikulli tjetërFILLON PUNA NË RRUGËN MJEDË – KAÇ