Gjithçka është gati për edicionin e “Shkodra Jazz Festival 2018”. Organizatorët tregojnë emrat e artistëve të mëdhenj që do marrin pjesë dhe risitë e këtij viti.

Për herë pas shumë vitesh në emigrim rikthehet Paçalin Pavaci për të sjellë tek të rinjtë eksperiencën e tij ndërkombëtare tek muzika klasike.

Mjeshtri i Jazz-it shqiptar Markelian Kapidani shprehet se muzika Jazz shërben edhe si socializim mes të rinjve dhe jo vetëm.

Festivali i Jazzit do të nisë me 29 gusht dhe do të vijojë me aktivitete të ndryshme kulturore të ndërthurura deri më 2 shtator duke qenë tashmë një pasuri i shtuar e qytetit të Shkodrës.