Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, Arben Ristani, ka riperseritur serish apelin e selise blu per votimin elektronik ne zgjedhjet e ardhshme.

I pranishem ne takimin organizativ me strukturat e Partise Demokratike ne Vau Dejess, Ristani eshte shprehur se Partia Demokratike, i meshon faktit te votimit elektronik si nje element sigurie, por edhe per te shmangur shpenzimet e medha te buxhetit te shtetit per armaten e numeruesve dhe anetareve te komisioneve zgjedhore. Nga ana tjeter, Ristani eshte ndalur tek gjendja e veshtire e vendit, nje situate sipas tij alarmante qe kerkon nje tjeter kurs drejtimi. Aksioni opozitar i Partise Demokratike eshte perqendruar ne dy pika kryesore ku pervec dekriminalizimit te politikes shqiptare, tashme selia blu, eshte perqendruar ne reformen ne drejtesi por edhe me nje kusht tjeter te hartimit te reformes zgjedhore ne prag te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

Artikulli paraprakFLACKENSTAIN : JAM PRO HYRJES SË SHQIPËRISË NË BE
Artikulli tjetërVLLAZNIA, “GEA SPORT” APO BASHKIA SHKODËR? NJË KONTRATË NË MES