11 tetori në SHBA dhe tashmë në shumë vende të tjera në botë shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Vajzave”.

Me këtë rast edhe në Kuvendin e Kosovës u organizua kjo ditë, ku Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, zbuloi një mesazh që ka dërguar artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Osmani falënderon Ritën dhe theksoi se ajo shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë dhe jo vetëm.

“Sot në Kuvendin e Kosovës organizuam Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Rita Ora na ka dërguar një mesazh enkas për vajzat e vogla që ishin aty. Faleminderit Rita që shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë e anekënd botës. Krenohemi me ty”, ka shkruar ajo.

“Përshëndetje. Jam Rita Ora. Pavarësisht nëse vendos të bëhesh këngëtare, balerinë, atlete, piktore, aktore apo shkencëtare, mjeke, ti duhet të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh.

Kjo i ndihmon vajzat dhe gratë në Kosovë dhe në mbarë botën të besojnë tek vetja dhe të kuptojnë që i kanë aftësitë, njohuritë e duhura dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

I jam shumë mirënjohëse familjes time dhe shoqërisë që më kanë mbështetur në përzgjedhjen time në karrierë deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica dhe planifikoj të vazhdoj kështu në mënyrë që të frymëzoj dhe motivoj jo vetëm veten por shpresoj dhe shumë vajza gjithandej. Vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Dhe mbani mend ju keni fuqinë për ta bërë këtë””- ka thënë këngëtarja me origjinë shqiptare.

Artikulli paraprakSHKODËR, SABAH BIZI MERR TITULLIN “NDERI KOMBIT”
Artikulli tjetërLIGA E KOMBEVE/ SHQIPËRIA NUK BIND AS NË KAZAKISTAN, NDALET NË BARAZIM PA GOLA.