Bashkëpunimi i tyre pritet të bëhet një hit i madh, mirëpo Charli XCX ka njoftuar se ajo dhe Rita Ora i kanë shpëtuar vdekjes pas një aksidenti me kamion gjatë xhirimeve të klipit. Yjet e muzikës pop kanë realizuar këngën “Doing It” dhe kishin shkuar në shkretëtrirë për të xhiruar videon.

Një sekuencë e klipit shfaq dy vajzat me një kamion rozë, mirëpo gjërat kanë shkuar keq dhe dy këngëtaret kanë mundur ta humbin jetën. “Për pak sa nuk shkaktova vdekjen tonë në xhirime duke bërë aksident me kamionin Barbie në mes të shkretëtirës. Nuk kishte jastëkë ajri. Ishte një kamion i vjetër. Ishte një kurth vdekjeje”. “Por shpëtuam gjallë dhe kjo video është shumë e bukur dhe do të dalë këtë javë”, ka deklaruar Charli për Metro. Ndërkohë, një përfaqësues i Ritës ka refuzuar t’i komentojë deklaratat e saj.

Artikulli paraprakEkspozohen gjerat personale te Tupac
Artikulli tjetërVajza do martoheni …..? Ja zgjidhja me e mire.