“Nëse nuk flitet në këtë parlament për çështjen Shqiptare për cilën çështje do flitet vallë?!”. Është ky qëndrimi që Syrja Bej Vlora, mbajti në Mexhlisin Osman, kur diskutohej çshtja e gjuhës shqipe dhe alfabetitn të saj me shkronja latine.

Si një personalitet me kontribut të veçantë, Eshtrat e Syrja Bej Vlorës, u rivarrosën në një ceremoni dinjitoze nëfshatin Llakatund të Vlorës, prona e saraje të dikurshme të familjës Vlora.

Personalitiet i Syrja Bej Vlorës, u nderua me një përmendore të denjë për veprimtarinë e tij politike. Syrja bej Vlora ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare, deputet në Mexhlisin Osman, ideator dhe ndihmës kryesore në Shpalljen e Pavarësisë dhe përfaqësues i Përmetit në Vlorë kur e shpalli kushuriri i tij i dytë, Ismail Qemali.

Drejtori i institutit të Historisë, Beqir Meta , e cilësoi Syrja Bej Vlorën si pinjollin e parë të nacionalizmit shqiptar dhe krijuesi i parë i fermave kapitaliste në Vlorë e Shqipëri.

Jemi mbledhur sot këtu për të nderuar partiotin e madh, Syrja Bej Vlora. Është një vlerë e madhe e Shqipërisë, shqiptarisë, që i kthehet vatrës së vetë, fshatit tuaj, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Me këtë rivarrim dhe këtë përmendore që atij iu mohua për shumë kohë, por që drama e tij, ka qenë drama e të gjithë shqiptarëve. Jeta e tij nuk është rrëfyer si duhet, ka patur shtrembërime të padrejta për jetën dhe aktivitetin e tij.

Pinjoll i familjes, nip i Syrja Bej Vlorës, ishte iniciatori i rivarrimit të eshtrave të tij dhe ndërtimit të përmendores. Ervin Vlora, tha se historia duhet rishkruar për të nxjerr në pah meritat e veçanta të personaliteteve të kohës.

Në radhë të parë falenderoj fshatin Llakatund, që ka bërë një punë të madhe për gjetjen dhe vënien e këtij burri në këtë vend që ka qenë. Është ditë e shënuar, falenderimet më të mëdha për të gjithë ju.

Syrja Bej Vlora, Lindi në Sarajet e beut siç njiheshin pallatet e Vlorajve, i biri i Mustafa pashës dhe Naile hanëm Janinës nga dera e Asllan-Pashalive.

Ndër njerëzit e shquar nga familja e tij qenë vëllezërit Ferid Pasha dhe Namik beu, njëri Vezir i madh i Perandorisë dhe tjetri drejtor i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Shëndetësisë në Stamboll.

Artikulli paraprakAKSIDENT RRUGOR NE BELTOJE,NJE I PLAGOSUR
Artikulli tjetërDHUNË DHE MOLOTOV, GREKËT PËRGJAKIN TIFOZËT HOLANDEZË PASI AJAX MUNDI AEK-UN