Një mot i keq ka goditur gjatë natës kryeqytetin italian Romë e gjithë provincën e Lazios.

Reshje të mëdha shiu janë shoqëruar me një breshër të fortë që ka zbardhur rrugët e Romës sikur të ishte borë.

Sfera akulli disa milimetrash kanë mbuluar rrugët duke bllokuar lëvizjen e mjaft makinave e mjeteve urbane si dhe kanë vënë në vështirësi mjaft drejtues automjetesh.

Në disa zona të qytetit janë përmbytur rrugë e shtëpi e mjaft stacione të metropolitanës janë mbyllur. Me dhjetra banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Uji ka arritur deri në 30 cm thellësi e në Drejtorinë e Mbrojtes Civile kanë mbërritur me qindra telefonata të qytetarëve që kërkojnë ndihmë.

Ka qënë një natë e gjatë inkubi për banorët e Romës kryesisht në pjesën lindore të saj.

Kryetarja e Bashikisë Virginia Raggi përmes profilit të saj zyrtar në Facebbok i ka kërkuar falje banorëve duke i informuar se ka aktivizuar Qendrën Operative Komunale për koordinimin e operacioneve të ndihmës e të punës për rikthimin sa më shpejt të gjëndjes së normalitetit në qytet.

Ndërkohë mëngjesi i sotëm ka shënuar një ulje drastike të temperaturave deri në 8-10 gradë celsius.

 

Artikulli paraprakÇFARË PARALAJMËROJNË ARRESTIMET E DY ISH-DEPUTETËVE TË PS?
Artikulli tjetërTËRMET 6.7 BALLË NË KANADA