Romana Vlahutin ka mbyllur mandatin si ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri. Dita e djeshme ka qenë e fundit, ndërsa Vlahutin përmes një postimi në “Twitter” shpreh vlerësimet për vitet që shërbeu në Shqipëri.

Ajo thotë se Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë.

Sot (dje) është dita e fundit e mandatit tim si ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do të jem gjithnjë mirënjohëse për privilegjin që m’u dha për të punuar në dobi të Shqipërisë dhe Europës.

Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë. Mund t’ju uroj vetëm që të keni forcë dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt.

Sa për mua, personalisht, mundësia për ta ndarë jetën me njerëzit e mirë të Shqipërisë, dhe për ta pasur Shqipërinë shtëpinë time për katër vitet e fundit, ka qenë një dhuratë e mrekullueshme. Faleminderit

Romana Vlahutin do të mbetet në memorien e shqiptarëve së bashku me ambasadorin e SHBA, Donald Lu për përpjekjet për miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa është sulmuar shumë nga opozita gjatë qëndrimit në Tiranë.

Vlahutin do të zëvendësohet në Shqipëri nga Luigi Soreca, i cili ka qenë drejtor për Sigurinë në Komisionin Europian.

Artikulli paraprakCEREMONI PËRKUJTIMORE NË NDER TË JOHN MCCAIN, E PRANISHME EDHE NËNA 106-VJEÇARE E SENATORIT
Artikulli tjetërMINISTRIA: NUK KA SHTYRJE, NË 17 SHTATOR FILLON PAGESA TE RRUGA E KOMBIT