Komuniteti Rom në qytetin e Shkodrës është i pambrojtur përballë COVID-19. Përballja çdo ditë me kushtet e vështira ekonomike dhe tani me situatën e krijuar nga koronavirusi është një gjëndje tepër sfiduese për ta.

Nga vëzhgimi ynë I bërë në terren shihet se kushtet në të cilat jetojnë e bjënë shumë të vështirë zbatimin e masave thelbësoore të higjenës, siç është larja e rregullt e duarve apo distances fizike. Urim dhe Klajdi Ramazani pjesë e komunitetit Rom thonë se e kanë të pamundur të ruhen nga infektimi ndaj COVID-19.

Pasi janë të detyruar të dalin çdo ditë që të sigurojnë parat për të ushqyer fëmijët e tyre. E vetmja mënyrë për të siguruar pak të ardhura është përmes mbledhjeve të mbetjeve të riciklueshme në koshat e qytetit ndaj zbatimi I masave anti Covid është I pamundur

Pavarsishtë se janë shumë të frikësuar nga infektimi ndaj COVID-19, Klajdi Ramazani thotë se nuk i përdorin maskat për tu mbrojtur, pasi nuk kanë para për ti blerë. Ndërsa thonë se asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk është kujdesur për ti pajisur me masat mbrojtëse kundër kësaj pandemie.

Komuniteti Rom është ndër grupet më të prekura nga pandemia aktuale COVID-19. Institucionet përgjegjëse duhet të sigurojnë mbrojtje dhe kujdes të barabartë gjatë krizës së COVID-19 për këtë komunitet.