Me tregolëshin e shënuar në gjysmëfinalen e parë ndaj Athletico Madrid, Cristiano Ronaldo arriti në kuotën e 400 golave të shënuar.

“Skuadra ishte fantastike dhe të shënosh tre gola në një gjysmëfinale nuk është aspak e lehtë. Kam shënuar 400 gola, por rruga është akoma e gjatë. Ndeshjen e ardhshme duhet ta luajmë me përqëndrim të lartë, sepse kualifikimi nuk është vendosur, ndonse kemi një avantazh mjft të mirë”, tha portugezi.

Ronaldo nuk ka asnjë preferencë, midis Juventusit dhe Monacos, për finalen e Champions, duke thënë se mjaftohet që të luajë në finale, pavarsisht kundërshtarit. Ylli portugez i Realit ka lavdëruar edhe punën e mirë të Zinedine Zidane, në krye të madrilenëve. “Zidane është duke bërë një punë fantastike. Drejton mjaft mirë skuadrën dhe në jemi mjaft të kënaqur me të”, u shpreh Ronaldo.

Artikulli paraprakJOZEFINA TOPALLI URON DJALIN ME FJALË TË ËMBLA: “JE DOBËSIA E NANËS”
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT