Cristiano Ronaldo ka pranuar akuzat për evasion fiksal dhe është dënuar me 23 muaj burg nga një gjykatë në Madrid.

Futbollisti i Juventusit gjatë kohës që ishte lojtar i Realit ka bashkëpunuar me kompani jashtë Spanjës për të fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

Gjithsesi pavarësisht dënimit Ronaldo nuk do të bëjë asnjë ditë burg. Ligji në Spanjë favorizon portugezin pasi kushdo që dënohet me më pak se dy vite mund ta shlyej atë me gjobë.

Si pasojë fituesi i 5 herë “Topit të Artë” ka pranuar propozimin e prokurorëve për të paguar 18.8 mln euro. Në Katalonjë sot Kevin-Prince Boateng është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Barcelonës.

Futbollisti 31-vjeçari i cili do të ketë për detyrë të zëvendësojë Suarez në majë të sulmit për këtë aventurë të re është shprehur:

“Kur më treguan se më kërkonte Barcelona isha gati të vijë në këmbë këtu dhe jo me avion. Dua të luaj sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo varet nga trajneri. Unë jam shumë i lumtur që jam kthyer në Spanjë dhe duke parë eksperiencën mendoj se mund të luaj si numër 9”.