Futbollisti Kristiano Ronaldo përpara kalimit tek Juventus shijoi disa ditë pushime në ishujt e Greqisë së bashku me familjen e tij.

Portugezi ndodhej në rajonin e Peloponezit në resortin “Kosta Navarino”, ndërsa duket se ka mbetur mjaft i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar duke lënë një bakshish të ‘cmendur’ për stafin e resortit grek.

Sipas ‘The Sun’ lojtari i ri i Juventusit ka lënë në fund një “çek” me vlerën rreth 20 mijë euro dhe ka kërkuar që shuma t’u ndahet të gjithë punonjësve në mënyrë të barabartë.