Efekti Cristiano Ronaldo do të ndjehet që në ditën e parë të kampionatit italian. Juventus do të luajë me 19 Gusht me Chievo në Verona dhe kjo ka bërë që të rriten çmimet e biletave.

 

40 deri në 66% rritje në varësi të tribunave në stadiumin “Bentegodi”. Për këtë shfaqe të parë të sulmuesit portugez në Serie A bileta më e lirë do të jetë 50 euro. Sipas mediave italiane pritet një rekord arkëtimi për Chievo, skuadra që përfaqëson një lagje me 4500 banorë të Veronës.

 

Pritet që të jetë stadiumi të jetë i mbushur me rreth 35 mijë spektatorë. Rritje të çmimeve pritet të kenë edhe skuadrat e tjera që do të presin Juventus dhe Crsitiano Ronaldo. Afrimi i portugezit solli edhe rritjen e vlerës së aksioneve në bursë të klubit kampion të Italisë.

Artikulli paraprakMOS LËVIZNI ZBATHUR NË PLAZH, JA ÇFARË JU NDODH…
Artikulli tjetër“NUK DO TË KETË SHKËMBIM TERRITORESH KOSOVË-SERBI”