Nga sot në krye të Policisë Ushtarake do të jetë kolonel Altin Kurti. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i cila falënderoi kolonel Ekland Dautin i cili ka mbajtur më herë këtë detyrë.

Xhaçka shprehu bindjen se kolonel Kurti do të vijojë me të njëjtat rezultate si pararendësi i tij.

“Faleminderit kolonel Dautit për drejtimin e deritanishëm me profesionalizëm të Policisë Ushtarake dhe suksese komandantit të ri kolonel Altin Kurtit.
E bindur se kolonel Kurti do të vijojë rezultatet e larta të komandant Dautit, dhe pse jo ta çojë më tej profesionalizmin dhe operacionalitetin e Policisë Ushtarake”, shkruan Xhaçka.

Artikulli paraprak57-VJEÇARI U GJET I VRARË DJE, KUNATI I JEP FUND JETËS
Artikulli tjetërYLLI I NBA ZGJEDH TË SHPËTOJË EMIGRANTËT: NDIEJ ZHGËNJIM E ZEMËRIM