Mësueset e shkollave të qytetit të Shkodrës kanë marrë pjesë në një aktivitet sensibilizues të zhvilluar në mjediset e hotel Colosseo kundër kancerit të gjirit.

Ky takimi ku referoi kirurgu i njohur Ardian Dajti u organizua nga Rotary Club në Shkodër. Gjatë fjalës së tij mjeku Dajti tregoi se sa e rëndësishme është kujdesi i grave ndaj shenjave që mund të çojnë më pas tek kanceri i gjirit.

Kirurgu Dajti pas edhe një bisede dhe përgjigjes së pyetjeve të mësueseve që morën pjesë në këtë takim tha se ende ka nevojë për informim dhe sensibilizim kundër kancerit të gjirit.

Rotary Club dhe hotel Colosseo tashmë kanë një bashkëpunim që sjell aktivitete të tilla të vlefshme për shoqërinë.

Për më shumë se një orë kirurgu Ardian Dajti ka sqaruar me detaje se si mund të vijë kanceri i gjirit, se si shenjat nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë ndërsa ka dhënë edhe këshillat e tij ndaj pyetjeve të shumta që erdhën nga salla.

Artikulli paraprakNXËNËSIT MARSHIM DHE PIKTURA KUNDËR TRAFIKIMIT
Artikulli tjetërPROJEKT PËR LUMIN BUNA I FINANCUAR NGA BE