Zëvendës ambasadori i OSBE në Shqipëri Robert Wilton deklaroi nga Shkodra se protesta e opozitës nuk pati efektin e duhur tek qeveria ashtu si protesta e studentëve. Diplomati Ëilton e bëri këtë deklaratë gjatë një leksioni në hapjen e Akademisë së Lidershipit Rinor në qendrën rinore Arka.

Zëvendës ambasadori Ëilton deklaroi gjithashtu se baza për zgjedhjet në Shqipëri është 100% ndërsa pranoi blerjen e votave në 2017-ën por nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar

I pyetur për protestën e opozitës dhe qëndrimin e lidërve opozitar, zëvendës ambasadori Ëilton deklaroi se protesta ishte e dhunshme dhe se kur është e nevojshme kritika merr edhe qeveria kur nuk bën gjërat e duhura

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe kryetarja e këshillit të qarkut Greta Bardeli. Akademia e Lidershipit Rinor është një projekt i USAID që zbatohet nga qendra rinore Arka.