Kalaja e Rozafës vijon të jetë destinacioni më i preferuar i Shkodrës. Kjo e diel ka sjell një bum vizitorësh, të cilët kanë preferuar të vizitojnë historinë e Shkodrës, historinë e një kalaje që vijon të jetë pikëtakimi i parë i Shkodrës.

 

Duket se vendet skandinave janë të dashuruar me të, të tillë janë nga Finlanda apo Suedia. Këta vizitorë janë të impresionuar me historinë dhe padiskutim me natyrën dhe kohën.
Alen është nga Serbia. Ai ka ardhur për herë të parë në Shqipëri.

 

I pëlqen historia dhe Shkodra ka qenë destinacioni që ka dashur gjithmonë t’a vizitoj. Një serb që vjen në Shqipëri ka edhe një mesazh për fqinjësinë tonë problematike.
Nuk mungojnë vizitorë nga Shqipëria.

 

Korça e bukur përfaqësohet denjësisht. Vijnë për herë të parë në Kalanë e Rozafës dhe u ka pëlqyer.

Edhe pse me temperatura të larta, Kalaja e Rozafës mbetet destinacion i preferuar. Turistët vijnë kryesisht nga veriu i Europës, por nuk mungojnë edhe nga Italia, Franca, Gjermania e më gjerë.