Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21.00 të së Martes në qëndër të fshatit.Dyshohet se luhatjet e tensionit kanë provokuar një shkëndijë elektrike në njërën nga dhomat e shtëpisë

dhe si pasojë zjarri është shfaqur pikërisht në dhomën ku qëndronte 17 vjecarja Elizabeta Kola ndërsa anëtarët e tjerë të familjes ndodheshin në ambjetin tjetër të shtëpisë.

Vajza në ato momente ka qënë në gjumë por kur ka konstatuar erën e rëndë të tymit ka tentuar që të ngrihet nga shtrati por ka qënë e kotë pasi zjarri është përhapur me shpejtësi duke mos i lënë mundësi asaj që të dalë nga dhoma.

Mësohet se vajza ishte shurdhmemece dhe për këtë fakt nuk ka arritur që të kërkojë ndihmë sa më shpejt që ishte e mundur.

Në ato momente kanë qënë familjarët dhe fqinjët të cilët kanë nisur që të shuajnë zjarrin që kishte rënë në njërën nga dhoma me kova me ujë.

Ndërsa nuk është parë e nevojshme njoftimi i zjarrfikëses. Sipas burimeve të policisë dyshohet se zjarri ka ardhur nga luhatjet e tensionit në rrjetin elektrik.

17-vjecarja Elozabeta Kola ndodhet në gjendje kritike për jetën në QSUT në pavionin e djegie plastikës për shkak se ka pësuar djegie të shkallës së parë. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve

Artikulli paraprakPROJEKT PËR LUMIN BUNA I FINANCUAR NGA BE
Artikulli tjetërM. MADHE, TË MAJTËT BRAKTISIN KËSHILLIN BASHKIAK