Që në tetor të 1971-shit, hidorcentrali i Vau Dejësit bllokoi nën ujë një sipërfaqe të madhe të tokave bujqësore. E njëjta problematikë ishte edhe për fshatin Rragam, pjesë e njësisë administrative Gur i Zi.

Pas shpërbërjes së sistemit totalitar, nevoja për ato toka nga banorët ishte e madhe. Në mungesë të tyre, Gjovalin Lec Hila, ishte i detyruar të ndërtonte vetë toka të reja.

Një hapësirë e gjitha gurore është kthye në tokë buke. Me duar, Gjovalini ka mbushur pjesën më të madhe të tokave gurore, të cilat sot janë të mbjella me duhan.

Megjithatë, sërish mbeten të pamjaftueshme.

Të njëjtin shqetësim si Gjovalin Hila e kanë pothuajse të gjithë banorët që lagen nga uji i Liqenit të Vau Dejësit.

Sipas tyre, shteti nuk u ka kompensuar asnjë centimetër, edhe pse humbjet e tyre kanë qenë të mëdha.

 

Artikulli paraprakHAHN MESAZH NGA BRUKSELI: INTEGRIMI KËRKON ANGAZHIMIN E TË GJITHËVE
Artikulli tjetërRRITJA E MESATARES SË LËNDËVE TË MËSUESISË