Tre persona janë plagosur pas një rrahjeje para një lavazhi në Tetovë, ku u përdorën edhe shufra hekuri dhe sëpata.

Sipas policisë, incidentin e njoftoi një i punësuar në lavazh në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme rreth orës 13 e 30 minuta, ndërsa ishte para lavazhits bashkë me kushëririn e tij me inicialet M.I., me automjet kaloi personi me inicialet C.D, 51 vjeç nga Zhelina, me të cilin edhe më herët kishin pasur mosmarrëveshje.

C.D. nga makina drejtoi sharje ndaj M.I., pastaj doli nga makina dhe me një shufër hekuri e sulmoi dhe e goditi në anën e majtë të kokës. Në larjene hesapeve u përfshi edhe kushëriri i M.I, i cili me sopatë goditi C.D. disa herë në kokë dhe pjesë të trupit.

Ata u ndanë nga kalimtarë të rastit, kurse C.D. me makinë të Ndihmës së Shpejtë u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës. Te kushërinjtë M.I dhe M.I. u konstatuan dëmtime në fytyrë dhe duar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Artikulli paraprakI DËNUARI PËR PROSTITUCION NE ITALI ARRESTOHET NË TIRANË
Artikulli tjetërSPANJË, KAPET SASI REKORD KOKAINE NË GJITHË HISTORINË E VENDIT