5 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë, pasi akuzohen për dhunë dhe rezistencë ndaj autoriteteve.

Mediat italiane bëjnë me dije se mbrëmjen e kaluar në sheshin ‘Piazzano di Atessa’ në Lanciano dy grupe po përlesheshin me njëri-tjetrin me shkopinj bejsbolli. Ndonëse policia ndërhyri për të shuar sherrin, shqiptarët bënë rezistencë.

Agjensia italiane e lajmeve “Ansa” shkruan se vetëm dy prej shqiptarëve kërkuan ndihmë mjekësore, ndërsa të tjerët nuk u lënduan. Aktualisht shqiptarët janë në paraburgim, ndërsa po hetohet për zbardhjen e rrethanave të sherrit.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET ME ZETOR, HUMB JETËN I RIU
Artikulli tjetërVURI NË RREZIK SIGURINË E BURGUT, PEZULLOHET SHEFI I POLICISË