Arrestohet një 36 vjeçar në Fier.Ai ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij 27 vjeçe në prani të fëmijëve të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Aleksandër Shera, 36 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.